Kjo është puna më stresuese në botë

Pothuajse nuk ka punë që të mos jetë stresuese herë pas here dhe në një studim afatgjatë, shkencëtarët kanë zbuluar se cila punë është më stresuese.

Një agjent burse, një shofer autobusi, një mësues kopshti, një pilot, një mjek, të gjitha këto janë punë që mund t’i mendojmë si në krye të listës së punëve më stresuese në botë.

Megjithatë, puna më stresuese në botë është puna e kamerierit, të paktën kështu pretendon një studim i Universitetit Mjekësor Jugor në Kinë.

Në pamje të parë, mund të jetë paksa befasuese, sepse është një punë me më pak përgjegjësi sesa, për shembull, një kirurg. Por nëse mendoni për këtë, rezultati i studimit duket i besueshëm. Kamarierët janë vazhdimisht nën presion mendor dhe fizik gjatë orarit të punës dhe faktori i stresit është shumë i lartë.

Në këmbim, ata përjetojnë pak vlerësim dhe puna është shumë e pavlerwsuar. Së fundi, ndryshe nga mjekët, kamerierët rrallë shpërblehen me një rrogë dhe mirënjohje të mirë.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se stresi shkakton përdorimin shumë më të shpeshtë të cigareve dhe alkoolit tek kamarierët. Studimi afatgjatë u krye për 17 vjet dhe përfshiu 136,000 pjesëmarrës.