AlbanianEnglish

Kit Harington rikthehet në “Game of Thrones” me rolin e Jon Snow

Jon Snow do të rikthehet në ekran me vazhdimin e serialit ‘Game of Thrones’.

Ky është një burim i ‘The Hollywood Reporter’, i cila tregon se HBO është duke zhvilluar një seri vazhdimësie të Game of Thrones.

Kit Harington do të jetë pjesë e kastit për të qenë sërish në rolin e tij si Mbreti i Veriut.

 

Personazhi i Harington është një nga pak të preferuarit e GoT që mbijetoi për të parë fundin e serialit. Në finalen e episodit përçarës të serialit, Snow mëson se identiteti i tij i vërtetë është Aegon Targaryen, një trashëgimtar i Fronit të Hekurt, pasi vrau Daenerys-in e Emilia Clarke.

Më pas ai u internua nga Westeros, u dërgua në ‘North of the Wall’ me Wildlings për të filluar një kapitull të ri.

 

Harington, i cili u nominua dy herë për aktorin më të mirë dytësor Emmys në rolin e Jon Snow, nuk ka komentuar publikisht për një vazhdimësi të serialit, por projekti ofron mundësinë që personazhet e tjerë të kthehen gjithashtu.

Sansa Stark (Sophie Turner), Arya Stark (Maisie Williams), Brienne of Tarth (Gwendoline Christie), apo edhe Tyrion Lannister (Peter Dinklage), i cili gjithashtu arriti t’i mbijetonte gjakderdhjes së vazhdueshme, të gjithë mund të shfaqeshin gjithashtu.

Kujtojmë se më parë ai ka deklaruar se nuk do ta luante më një rol si Jon Snow.

“Ndiej që burrat emocionalisht kanë një problem, një bllokim që ka ardhur që nga Lufta e Dytë Botërore, ka kaluar te gjyshërit, te babai dhe pastaj te djemtë. Ne nuk flasim për mënyrën si ndihemi, sepse tregon dobësi, sepse nuk është mashkullore. Duke portretizuar një njeri të heshtuar, i cili nga ana tjetër ishte edhe karakter heroik, mendoj se jam kthyer mbrapsht dhe është një rol të cilin nuk dua ta luaj më. Është një rol mashkullor të cilin bota s’duhet ta shohë më,” tha ai në një intervistë për Telegraph.

Me rikthimin e tij në “Game of Thrones” duket se ai tashmë ka ndryshuar mendim

You don't have permission to register