
Kirurgu në Turqi ‘çmend’ rrjetin me transformimin e kësaj gruaje
A është kjo e njëjta grua?’ ‘Çfarë operacionesh plastike ka bërë?’ Sa kushtoi kjo?’
Këto janë pyetjet që bëjnë të gjithë pasi kanë parë fotot para dhe pas të një pacienteje të kirurgjisë plastike në një klinikë në Turqi.
Në mbishkrim shkruhej: “Pacientja jonë e bukur, zonjusha Dilek pas dy vitesh rinoplastikë, lifting të fytyrës dhe operacione bleferoplastike. Pres komentet tuaja.’
Në të majtë, pamjet nga afër tregojnë një grua dukshëm më të vjetër, për të cilën kirurgu pretendoi se ishte 68-vjeçare.
Ndërkohë, në të djathtë që thuhet se janë të të njëjtit person duket se janë tipare një gruaje të paktën ’20 vjet më e re’.
Mjeku i saj këmbënguli se gjithçka është falë sasisë së madhe të ndryshimeve kirurgjikale të kryera në klinikën e tij në Stamboll.
Duke iu kundërvënë akuzave se postimi është fals, ai zbuloi se pacienti iu nënshtrua pesë operacioneve të ndryshme për të marrë rezultatin.
Një koment nën postimin në Instagram thoshte: ‘Kjo është çmenduri. Ajo duket 20 vjet më e re.
Rezultati i rinoplastikës duket vërtet i mirë. Ka me siguri mbushës buzësh.’
Edhe Melinda Farina, themeluesja e Beauty Brokers, një agjenci konsulence që ndihmon klientët gjatë gjithë rrugëtimit të kirurgjisë plastike, mbeti pa fjalë.
Ajo komentoi: ‘Edhe unë jam e trullosur nga kjo.’
Ndjekësit nga Perëndimi theksuan se edhe kirurgët më të mirë në SHBA nuk i janë afruar një transformimi kaq ‘radikal’.
Të impresionuar nga rezultatet, shumë thanë se po merrnin fluturimin tjetër për në Turqi.
Të tjerë iu lutën klinikës për një listë çmimesh për të gjitha procedurat që gruaja kishte kryer në fytyrën e saj.
Por disa pyetën nëse fotot në të djathtë i ishin nënshtruar efekteve përpara se të postoheshin në mediat sociale.
“Ajo ndoshta ka bërë disa punë, por photoshop-i po bën një ndryshim të madh këtu”, shkroi një grua.