Kinë/ 39 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit, presidenti thirrje për më shumë siguri

Të paktën 39 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë në provincën Jiangxi të Kinës të mërkurën.

Zjarri shpërtheu brenda një ndërtese ku gjendet një zyrë për përdorimin e internetit dhe zyra trajnimi në katet e sipërme.

Përveç ekipeve të shpëtimit, zjarrfikësve dhe policisë, në vendngjarje shkuan edhe zyrtarë të pushtetit vendor.

Presidenti kinez Xi Jinping lëshoi një deklaratë në lidhje me zjarrin, duke theksuar se ishte një tjetër tragjedi e sigurisë. Ai i bëri thirrje qeverisë dhe Partisë Komuniste që “të frenojnë me vendosmëri shfaqjen e shpeshtë të aksidenteve të ndryshme të sigurisë dhe të garantojnë sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe stabilitetin e përgjithshëm shoqëror”.

Qeveria vendore tha se po hetonte shkakun e zjarrit. Gjatë fundjavës, 13 fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.