Kina sërish burim virusi, humb jetën një grua nga H3N8

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se një grua kineze është bërë personi i parë që ka vdekur nga një lloj gripi i shpendëve që është i rrallë tek njerëzit, por virusi nuk duket se përhapet mes njerëzve.

Gruaja 56-vjeçare nga provinca jugore e Guangdong ishte personi i tretë që dihet se ishte infektuar me nënvariantin H3N8 të gripit të shpendëve, tha OBSH në një deklaratë. Infeksionet sporadike te njerëzit me grip të shpendëve janë të zakonshme në Kinë, ku viruset e gripit të shpendëve qarkullojnë vazhdimisht në popullatat e mëdha të shpendëve dhe shpendëve të egër.

Monitorimi i të gjithë viruseve të gripit të shpendëve konsiderohet i rëndësishëm duke pasur parasysh aftësinë e tyre për të evoluar dhe shkaktuar një pandemi.