Kina rrit presionin ushtarak, Tajvanezët mësojnë të qëllojnë

Tajvanezët, të cilët nuk kanë mbajtur kurrë armë në dorë më parë, po marrin mësime për të shtënat për herë të parë, pasi pushtimi rus i Ukrainës rrit ankthin.

Frika e tyre është se fqinji gjigant Kina mund të bëjë një lëvizje të ngjashme me vendin e tyre.

Presioni ushtarak në rritje i Kinës në ishullin që pretendon se është i veti, i kombinuar me konfliktin në Ukrainë, ka nxitur debatin se si të forcohet mbrojtja në Tajvan, duke përfshirë edhe debatin nëse do të zgjatet shërbimi i detyrueshëm ushtarak.