Kina regjistron rekord temperaturash të lartë

Kina është në ndër shtetet që është bërë “pre” e valës së nxehtësisë që ka përfshirë gjithë botën.

Sipas të dhënave Kina ka regjistruar temperature deri në ë 52.2C (126F) në Sanbao, provincën Xinjiang që është 1.7C (3F) më e lartë se rekordi i mëparshëm.

Si një tregues se si po bëhen ngjarjet ekstreme të motit kanë kaluar vetëm gjashtë muaj që kur Kina theu rekordin e saj për temperaturën më të ulët ndonjëherë (-53C ose -63F).

Qendra Kombëtare Meteorologjike e vendit konfirmoi se rekordi i mëparshëm prej -52.3C, i vendosur në vitin 1969, ishte rrahur në Mohe, Kinën veriore.