Kina pretendon se ka zbuluar një tjetër rast spiunazhi në SHBA

Agjencia kryesore e spiunazhit të Kinës tha të dielën se një shtetas kinez që punonte për një institut mbrojtës, ishte akuzuar për spiunazh për Shtetet e Bashkuara dhe çështja e tij ishte transferuar në një gjykatë në qytetin jugperëndimor të Chengdu për gjykim.Rasti është i fundit që nënvizon angazhimin e shtuar të Pekinit për sigurinë kombëtare, ligjet e tij të zgjeruara kundër spiunazhit dhe goditjen e korrupsionit të brendshëm.Transmetuesi shtetëror kinez CCTV tha në një raport televiziv se një burrë me mbiemrin Hou, i cili punonte në një institut mbrojtjeje të pazbuluar, u dërgua në vitin 2013 si një student në një universitet amerikan, ku u detyrua të zbulonte sekretet shtetërore kineze.Ministria e Sigurisë Shtetërore e Kinës lëshoi ​​një deklaratë me raportin në llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke thënë se “aktivitetet e spiunazhit shkojnë paralelisht me mashtrimin, tundimin dhe komplotin”.