Kina mund të furnizojë Rusinë me armë vdekjeprurëse

Kina po konsideron t’i japë Rusisë armë dhe municione për luftën në Ukrainë. Deklarata vjen nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Blinken tha se kompanitë kineze tashmë po ofronin “mbështetje jo vdekjeprurëse” për Rusinë  dhe informacionet e reja sugjeronin se Pekini mund të ofronte në fakt “mbështetje vdekjeprurëse si armë të fuqishme”.

Ky përshkallëzim do të nënkuptonte “pasoja të rënda” për Kinën, paralajmëroi ai.

Kina ka mohuar raportet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake.

Presidenti kinez Xi Jinping është një aleat i presidentit rus Vladimir Putin dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë. por ai ka kërkuar të mbetet neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.

“Deri më sot, ne kemi parë kompani kineze… të ofrojnë mbështetje jo vdekjeprurëse për Rusinë për përdorim në Ukrainë. Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin që kemi se ata po shqyrtojnë ofrimin e mbështetjes vdekjeprurëse”, ka thënë zyrtari amerikan.

Ai nuk shtjelloi se çfarë informacioni kishte marrë SHBA në lidhje me planet e mundshme të Kinës. Kur u vu nën presion mbi atë që SHBA besonte se Kina mund t’i jepte Rusisë, ai tha se do të ishin kryesisht armë si dhe municione.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar një kompani kineze që dyshohet se i ka ofruar imazhe satelitore të Ukrainës grupit mercenar Wagner, i cili furnizon Rusinë me mijëra luftëtarë.

*Tibo News