Kina me temperatura rekord, shkojnë në -50 gradë Celsius

Temperaturat në Kinë duket se kanë thyer rekorde këtë dimër. Pasi në provincën Xinjiang temperaturat kanë rënë në në minus 52.3 gradë Celsius, një rekord ky  64-vjeçar.

Media shtetërore tha se rekordi i së dielës në qytezën Tuerhong të qarkut Fuyun ishte më i ulëti që nga fillimi i regjistrimeve në Xinjiang, duke tejkaluar një temperaturë prej minus 51.5 gradë Celsius, e vendosur më 21 janar 1960.