AlbanianEnglish

Kina lehtëson masat anti-COVID pas protestave disaditore

Një lehtësim i pjesshëm i kufizimeve më të ashpra në botë kundër përhapjes së COVID-19 duket se ka ngjallur çoroditje në Kinë.

Në Pekin, banorët shprehën paqartësi për masat e marra.

Ata u shfaqën të kënaqur që testet e COVID nuk kërkohen më për transportin publik, por të tjerë shprehen me mëdyshje për logjikën e këtyre lehtësimeve në një kohë kur autoritetet mbeten duke raportuar rritje të rasteve me të infektuar.

Tre vjet pas pandemisë, masat e tolerancës zero ndaj COVID-19 në Kinë janë në kontrast të fortë me pjesën tjetër të botës, e cila kryesisht ka vendosur të jetojë me virusin.

Qasja strikte ka goditur ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe ka nxitur stres mbi qindra miliona.

Javën që shkoi, dhjetëra studentë protestuan në një universitet në provincën qendrore të Wuhan, kundër politikave të saj COVID.

Në një video të siguruar nga Reuters, studentët mund të dëgjoheshin duke kërkuar nga zyrtarët e shkollës më shumë transparencë dhe informacion.

Kina është përballur me një seri protestash kundër masave anti-COVID. Ato janë të parat kundërshti publike në Kinë që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin në vitin 2012.

Edhe pse protestat u shuan kryesisht mes një pranie të madhe policie nëpër qytetet kryesore, autoritetet rajonale kanë lehtësuar kufizimet, si rregullat e karantinës, apo kërkesat për testime paraprake.

*Tibo News.

You don't have permission to register