Kina kritikon kufizimet e udhëtimeve për qytetarët kinezë

Mes rritjes së numrit të infektimeve në Kinë qytetarët atje po përballen me kufizime për të udhëtuar.

Shumë shtete e kanë konsideruar të rrezikshme situatën atje dhe për këtë arsye kanë marrë masa të rrepta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Franca dhe Japonia janë ndër vendet që tani kërkojnë që udhëtarët nga Kina të tregojnë një test negativ për COVID-19 në hyrje të shtetit të tyre.

Megjithatë këto masa mesa duket nuk janë pritur mirë nga Kina e cila ka deklaruar se kufizimet që po bëhen ndaj qytetarëve të saj janë diskriminuese.

Disa vende kanë marrë kufizime të hyrjes që shënjestrojnë vetëm udhëtarët kinezë,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Mao Ning në një konferencë të rregullt.

“Kësaj i mungon baza shkencore dhe disa praktika janë të papranueshme,” shtoi ai, duke paralajmëruar se Kina mund “të marrë kundërmasa bazuar në parimin e reciprocitetit”.

Kina po sheh një rritje të madhe të infeksioneve me koronavirusin që shkakton sëmundjen COVID-19, ndonësi kishte vite të tëra me kufizime të ashpra të cilat u liruan papritur muajin e kaluar me pak paralajmërim ose përgatitje duke bërë që spitalet dhe urgjencat  të mbingarkohen shpejt.

*TiboNews