Kina kërcënon me zhvillimin e manovrave të tjera rreth Tajvanit

Ndërkohë që manovrat ushtarake të Kinës përreth Tajvanit kanë përfunduar, ushtria popullore ka njoftuar se do të vijojë me stërvitjet e reja ushtarake në Detin e Verdhë dhe Detin Bohai.

 

Këto stërvitje rreth Tajvanit erdhën si përgjigje ndaj vizitës që realizoi në ishull udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi.

Sapo ajo u largua nga ishulli, ushtria kineze filloi një bllokadë në shkallë nga deti dhe ajri. Pekini e konsideroi vizitën e Pelosit në Tajvan si “provokim”.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton ishullin në 25 vjetët e fundit.

Ndonëse SHBA-ja nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, ajo mban lidhje të forta me ishullin, duke përfshirë shitjen e armëve me qëllim mbrojtjen territoriale.

 

Tajvani ka akuzuar Kinën se është duke stimuluar pushtimin e ishullit, të cilin Pekini e konsideron territorin e vet. Tajvani vetëqeveriset dhe e konsideron veten të ndarë nga Kina.