Kina gati për luftë, nxjerr në det aeroplanmbajtësen gjigante

Media shtetërore kineze ka publikuar pamje të reja të aeroplanmbajtëses së saj më të re, Fujian, e projektuar dhe ndërtuar e gjitha brenda vendit. Ajo është më e madhja dhe me teknologji shumë më të avancuar krahasuar me “Shandong” dhe “Liaoning”, dy aeroplanmbajtëse të tjera kineze, me të dytën të cilën Pekini e mori nga Ukraina në vitin 1998 dhe e riparoi.Në pamjet e reja, “Fujian” shfaqet teksa tërhiqet në det të hapur nga dy anije më të vogla. “Vitin 2024, ne do ta shfrytëzojmë në çdo minutë të tij, do të punojmë me vendosmëri dhe do të përpiqemi për gatishmëri luftarake sa më shpejt të jetë e mundur”, ka raportuar televizioni shtetëror duke cituar një nga oficerët e “Fujian”.

Sipas gazetës kineze, “Global Times”, “Fujian” filloi testet e fundit në muajin nëntor të vitit të kaluar.Përveç aeroplanmbajtësve të klasit Ford, Fujian do të jetë e vetmja aeroplanmbajtëse në botë e pajisur me sistemin më të fundit të Nisjes së Avionëve Elektro-Magnetik (EMALS).Presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje vazhdimisht për rritje të gatishmërisë luftarake dhe përparimeve teknologjike përpara 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) në 2027.