
Kina e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-të
Kina është e gatshme të punojë me SHBA-të për të gjetur mënyra për të bashkëpunuar për të mirën e të dy vendeve, tha presidenti kinez. Si fuqi të mëdha, Kina dhe SHBA duhet të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin për të kontribuar në stabilitetin në botë.
Dy vendet janë në mosmarrëveshje për politikën e Kinës ndaj Tajvanit, marrëdhëniet e Pekinit me Rusinë dhe së fundmi mbi përpjekjet e SHBA-së për të parandaluar kompanitë e saj që të shesin teknologji tek kompanitë kineze.