
Kina do të lehtësojë masat anti-Covid
Kina pritet që të njoftojë në ditët në vijim një lehtësim të protokolleve të saj për sa i përket karantinës nga infektimet masive të Covid-19.
Kjo është ajo çfarë raportojnë mediat ndërkombëtare pas protestave masive që përfshinë vendin ku qytetarët kërkonin lehtësim të masave.
Zëvendëskryeministri kinez Sun Chunlan i cili merret me menaxhimin e situatës së pandemisë është shprehur se fuqia e Covid-19 po zvogëlohet në vend.
Masat që priten të njoftohen përfshijnë një reduktim të testimeve masive nga autoritetet për qytetarët dhe karantinë vetëm për personat të cilët kanë pasur kontakt me personat e infektuar.
Ky është një lehtësim i protokolleve të mëparshme të cilat izolonin komunitete të ndryshme duke përfshirë shkollat dhe bizneset edhe në qoftë se në zonë ishte vetëm një person i infektuar.
Për shkak të kufizimeve nga pandemia e Covid-19 ekonomia kineze ka hyrë në një epokë të re me një rritje shumë të ngadaltë sesa është parë në dekada më parë.
Java e shkuar nxiti zemëratën qytetare mbi këto masa në Kinë ku me mijëra njerëz dolën rrugëve duke brohoritur kundër qeverisjes aktuale të vendit.
*TiboNews