Kim mund të heqë dorë nga fama, me një kusht

Kim Kardashian ështe gati të heqë dore nga fama dhe nga jeta nën dritat e kamerave, por vetëm nëse do të ndiqte profesionin si avokate.

Në intervista të shumta ajo ka treguar se ka studiuar shumë dhe fortë në degën e juridiksionit.

42 vjeçarja e cila arriti kulmin e famës me reality shown- Keeping up with the Kardashians, ka studiuar për avokati prej vitit 2019.

Ajo zgjodhi të ndjekë hapat e babait të saj Robert, një prokuror i nivelit të lartë, i cili ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare. A është ky momenti që Kim lodhet nga fama dhe thjesht po kërkon të ushtrojë profesionin e saj apo është thjesht një tjetër ‘Scoop’.