Kim Kardashian nxjerr në treg sutjenat me…

Kim Kardashian ka arritur të shtojë një produkt të ri në gamën e saj Skims që nuk e kishim menduar kurrë se kishim nevojë.

Disa ditë pasi 43-vjeçarja lançoi koleksionin e saj të mbushur me yjet për Skims Men, me Neymar Jr dhe Nick Bosa që shërbenin si modelë, ajo zbuloi një linjë sutjenash me ‘thithka’ për markën e saj origjinale, si dhe një reklamë sensacionale.

Sutjenat push-up ‘të guximshme’ do të dalin në shitje më 31 tetor dhe vjen e kompletuar me një ‘thithkë artificiale për një pamje të këndshme pa sytjena’  me 10% të shitjeve të dhuruara për bamirësi.

Duke postuar në Twitter, ajo ndau një klip 38 sekonda për të demonstruar ofertën e saj të re të të brendshmeve në videon ndoshta më gazmore.