
Kim: Çdo zyrtar duhet t’i përgjigjet gazetarëve, edhe nëse nuk i pëlqen pyetja
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka drejtuar nje mesazh gazetarëve, referuar rasteve kur kryeministri Edi Rama refuzon t’i përgjigjet pyetjeve të tyre, madje i dergon ata për riedukim. Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, Kim u shpreh se është detyrë e gazetarëve që të bëjnë pyetje.
Sipas Kim, çdo zyrtar duhet t’i përgjigjet gazetarëve, edhe nëse nuk i pëlqen pyetja e drejtuar. Ajo theksoi se gazetarët duhet të përsërisin vazhdimisht pyetjen, nëse nuk marrin përgjigje.