
Kievi goditet me raketa gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së
Raketat goditën kryeqytetin ukrainas Kiev ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së vizitonte qytetin.
Antonio Guterres tha se këshilli kishte dështuar në parandalimin ose përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ky ishte “një burim i zhgënjimit dhe zemërimit të madh,” tha ai.
Guterres foli të enjten në mbrëmje në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka kritikuar më parë Këshillin e Sigurimit.
“Unë jam këtu për t’ju thënë ju zoti President dhe popullit të Ukrainës, ne nuk do të dorëzohemi. OKB-ja ka 1400 anëtarë stafi në Ukrainë që po punojnë për të ofruar ndihmë, ushqim, para dhe forma të tjera mbështetjeje,” tha Guterres.
Gjatë vizitës së shefit të OKB-së, dy shpërthime goditën rrethin qendror Shevchenko të Kievit, me tre persona të dërguar në spital me lëndime, sipas kryebashkiakut të qytetit.
Guterres vizitoi gjithashtu disa vende ku Ukraina akuzon Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës, ndërsa Moska e mohon akuzën.
Rusia deri më tani ka mohuar kërkesat e përsëritura të Kievit për të lejuar evakuimin e mbrojtësve të fundit ukrainas dhe civilëve të bllokuar në zonën industriale Azovstal në Mariupol.
Por Guterres më vonë tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte rënë dakord “në parim” që të lejonte civilët të evakuonin qytetin.
Përpjekjet e mëparshme evakuimi kanë ngecur dhe zyrtarët lokalë kanë fajësuar bombardimet ruse.