Kids mode, mënyra ideale për të siguruar fëmijët përpara ekranit

Në ditët e sotme, shpesh herë fëmijët dëshirojnë të kenë argëtimin e tyre të preferuar të gatshëm për tu shijuar kudo. Por, edhe në platformat më të kuruar si TIBO, ekziston përmbajtje e papërshtatshme për ta. Për të zgjidhur këtë problem, TIBO prezanton Kids Mode.

Kids Mode është një veçori e aplikacionit TIBO për Smart Phone apo Tablet që menaxhon automatikisht përmbajtjen e arritshme nga fëmijët. Me anë të këtij funksioni prindërit mund të personalizojnë ndërfaqen, limitojnë automatikisht kanalet e papërshtatshëm dhe të caktojnë një limit kohor për përdorimin nga fëmijët.

Konfigurimi i Kids Mode është shumë i lehtë. Mjafton të shkoni në menynë kryesore dhe zgjidhni “Kids Mode”. Nga aty ju mund të konfiguroni ngjyrën e ndërfaqes për t’ju përshtatur preferencave të fëmijëve tuaj, dhe më pas do të keni mundësinë për të vendosur ose jo një limit kohor. Në atë pikë, mund ta lini pajisjen në dorë të fëmijëve pa u shqetësuar për sigurinë e tyre.

*Tibo News