KFC largohet nga Rusia

Një tjetër kompani ushqimore kërkon të zhvendosë prezencën e saj nga Rusia. Bëhet fjalë për KFC-në e cila duket se ka arritur një marrëveshje që të shesë të gjitha dyqanet e rrjetit  të saj të restoranteve  brenda vendit .

Kompania Smart Service do të marrë dyqanet ekzistuese dhe do të jetë përgjegjëse për riemërtimin  e restoranteve .  Një tjetër përgjegjësi që bie mbi ta është edhe mbajta e stafit aktual në punë.

Marrëveshja për shitjen e rrjetit të restoranteve pritet të miratohet nga rregullatorët .  Që prej nisjes së pushtimit Rus në Ukrainë kanë qënë të shumta bizneset që kanë vendosur të largojnë prezencën  e tyre nga Rusia .

McDonald’s  vendosi më herët të largohej gjithashtu nga Rusia  . Kompania tjerër e restoranteve fast food Burger King kërkon gjithashtu të largohet por po përballet me probleme ligjore .