
Këto Krishtlindje mund të jenë më të veçantat për Rita Orën
Krishtlindje të bukura do festojë Rita Ora. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të kalojë pushimet në Australi me të dashurin e saj dhe pritet që ai t’i propozojë për fejesë.
31 vjeçarja ka qëndruar me regjisorin 46 vjeçar Taika Waititi që nga muaji mars në një shtëpi në Los Angeles.
Mediat britanike tregojnë se Waititi ka takuar edhe prindërit e Ritës në Londër, për të marrë aprovimin e tyre.
“Unë e jap veten 100 %. Kështu që kam nevojë për një burrë që të më përballojë”, ka thënë shpesh Rita nëpër intervista. Ajo ka patur disa lidhje por që nuk kanë shkuar deri në fejesë apo martesë. Së fundmi këngëtarja u nda në fillim të këtij viti me regjisorin Romain Gavras 40 vjeç.
Ndërkaq, Taika ka dy vajza me producenten Chelsea Winstanley, 45 vjeçe me të cilën u nda në vitin 2018.