Këto janë vendet me ujin më të pastër të plazheve në Evropë

Cilësia e plazheve në Evropë është përmirësuar ndjeshëm dekadave të fundit.

Sipas një raporti të Agjencisë Evropianë të Ambientit, 85% e plazheve në kontinentin tonë tashmë renditen si “të shkëlqyera”.

Në raportin vjetor të cilësisë së plazheve janë monitoruar 22 mijë zona detare, liqenore dhe lumore në vendet e Bashkimit Evropian, plus në Shqipëri dhe Zvicër, ndërsa është lënë jashtë Mbretëria e Bashkuar, për shkak se tashmë ka dalë nga Unioni.

Vendi me cilësinë më të lartë për ujin, çuditërisht është shpallur Austria, një shtet që nuk laget nga asnjë det, por gëzon liqene të mrekullueshme.

E pikërisht këto liqene kanë marrë në 97,7% të rasteve vlerësimin “të shkëlqyer”.

Menjëherë më pas në renditje vijnë vendet mesdhetare, si Malta, Greqia, Kroacia dhe Qipro.

Ndërkohë, Franca, një prej vendeve më të shquara për rivierën e saj, ka pësuar rënie në renditje, ndërsa vendin e fundit për cilësinë e ujit në plazhe e mban Polonia, ku vetëm 44,5% kanë marrë vlerësim pozitiv.

 

Raporti u përpilua pas një pune të autoriteteve lokale dhe kombëtare të shteteve, të cilat morën mostra të ujit nga plazhet e tyre gjatë sezonit dhe i analizuan për të gjetur lloje të ndryshme bakteresh që tregojnë ndotjen për shkak të përzierjes me ujërat e zeza apo të ujërave që përdoren për bagëtitë.

 

Më poshtë do të gjeni renditjen e vendeve me ujin më të pastër.

 

  1. Austria (97,7%)

 

  1. Malta (96,6%)

 

  1. Greqia (95,8%)

 

  1. Kroacia (95,7%)

 

  1. Qipro (93,3%)

 

  1. Danimarka (91,9%)

 

  1. Gjermania (90,4%)

 

  1. Bullgaria (89,8%)

 

  1. Lituania (89,2%)

 

  1. Portugalia (88,5%)