Këto fruta duhet t’i konsumoni çdo ditë

Të gjithë e dimë se sa të nevojshme janë në jetën tonë frutat dhe bërja pjesë e tyre në rutinën tonë të përditshme.

Shumica e frutave janë të ëmbla, hidratuese dhe gjithashtu të shijshme.

Konsumimi i frutave ndihmon në marrjen e vitaminave dhe mineraleve thelbësore, antioksidantëve dhe fibrave.

 

Njerëzit që hanë më shumë fruta kanë rrezik më të ulët për sulm në zemër, goditje në tru apo kancer. Në një studim të vitit 2021, njerëzit që hanin të paktën dy racione fruta në ditë, kishin 36 për qind më pak të ngjarë të zhvillonin diabetin e tipit 2 sesa ata që hanin më pak se gjysmë porcioni në ditë.

 

Më poshtë do të gjeni listën e frutave që s’duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.

 

  • Luleshtrydhet

Luleshtrydhet, nëse janë të ëmbla, janë një zgjedhje e shkëlqyer për njerëzit me diabet ose për një dietë me pak karbohidrate.

Ato janë burim i shkëlqyer i antioksidantit anthocyanin, i cili është treguar se zvogëlon inflamacionin, stresin oksidativ dhe rezistencën ndaj insulinës, të cilët janë faktorë rreziku që lidhen me diabetin e tipit 2.

 

  • Boronicat

Boronicat janë plot me antioksidantë dhe ngrënia e tyre të paktën dy herë në javë është një pjesë e rëndësishme e dietës.

Boronicat e egra janë plot me përfitime anti-inflamatore dhe kanë dy herë më shumë antioksidantë, ndërkohë ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe ngadalësimin e plakjes së trurit.

 

  • Shalqiri

Jo vetëm që me shije të mirë, por është edhe me plot përfitime shëndetësore.

Është i pasur me likopen, një antioksidant që studimet tregojnë se mund të zvogëlojë rrezikun e disa llojeve të kancerit dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës.

 

  • Kumbullat e thata

Nëse frutat e freskëta janë të vështira për t’u gjetur ose mbajtur, zëvendësojini me kumbulla të thata që janë të përsosura si lëndë ushqyese në sallata ose ‘smoothie’.

Një studim tregoi se vetëm pesë kumbulla të thata në ditë ndihmon në densitetin mineral të kockave në grupin e grave të moshuara me osteoporozë.

 

  • Bananet

Edhe pse të kaluarën disa i kanë akuzuar bananet se përmbajnë shumë sheqer, ato janë në fakt fruti i duhur për dhënien e energjive.

 

  • Avokado

Avokado nuk është e ëmbël, por është padyshim një frut që duhet ta hani.

Ndërkohë që shumica e frutave kanë shumë sheqerna natyrale, avokadot “krenohen” me fibrat, si lëndët ushqyese kryesore.

Gjithashtu mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës për shkak të përmbajtjes së yndyrave të shëndetshme dhe kaliumit.

 

  • Mjedrat

Kur bëhet fjalë për fibrat, nuk ka shumë fruta që mund të krahasohen me mjedrat.

Një filxhan me mjedra ka tetë gramë fibra dhe vetëm 64 kalori.

Një dietë e pasur me fibra mund t’ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme dhe madje të ulni kolesterolin.

Mjedrat janë plot me antioksidantë, antocianina dhe vitaminë C, të cilat luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në plakjen e shëndetshme.