AlbanianEnglish

Këtë muaj ndryshon ora, disa fakte që duhet të dini

Praktika e vendosjes së orës përpara ose prapa me një orë ka qenë e përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i viteve 1900, saktësisht në vitin 1918. Dhe arsyeja nuk të bëjë në fakt me  ndihmën e fermerëve që të kenë më shumë orë pune në dritë. Praktika është vendosur si mjet për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore, diçka që Gjermania ishte ndër vendet e para europiane që e ndoqi e më pas vendet e tjera.  Edhe në Britani po mendohej ndërkohë se si të shfrytëzohej më shumë drita natyrore për të kursyer dritën artificiale.

Në vitet e fundit është vënë re një zbehje e dëshirës për të vijuar me këtë praktikë. Një numër ligjvënësish shtetërorë duke përfshirë shumë në SHBA po kërkojnë që ora të mos ndryshojë, me arsyet se ndikon negativisht në shëndetin e njerëzve.

Sidoqoftë, ‘kursimi i dritës’ mbetet pasi ora do të vijojë të ndryshojë, njerëzit do të duhet të zgjohen një orë para, me orën e re pranverore.

Pra, mos harroni se ora ndryshon të dielën e 27 marsit. Akrepat e orës do të shkojnë një orë para.  Dhe nga ky moment, ditët do të jenë më të gjata.

Ky ndryshim do zgjasë deri në tetor, kur akrepat kthehen një orë mbrapa.

You don't have permission to register