AlbanianEnglish

Këta janë yjet që nuk besojnë në Zot

Ekzistenca e Zotit ka qenë një diskutim që kur njerëzit filluan të ndiqnin fetë e tyre.

Këtij diskutimi nuk i shpëtuan as yjet e njohur.

Disa prej tyre kanë deklaruar hapur se nuk besojnë në Zot.

 

  • Joaquin Phoenix

Joaquin Phoenix u citua në librin ‘Amazing Truths: How Science and the Bible Agree’ se nuk besonte në Zot, as në fe, as në konceptin e një shpirti.

 

  • Brad Pitt

Pitt tha për “Bild.com” se ai nuk beson në Zot, duke thënë se ai ishte 20% ateist dhe 80% agnostik.

 

  • Angelina Jolie

Në një intervistë për revistën “People”, Angelina Jolie tha se nuk besonte në ndonjë fe në veçanti, por besonte në një qenie më të lartë që nuk quhej Zot.

 

  • Morgan Freeman

Duket si ironi që aktori që luajti Zotin në ‘Bruce Almighty’ në realitet nuk beson se ai ekziston, madje ndër të tjera si tha se Zoti ishte thjesht një shpikje njerëzore.

 

  • Jodie Foster

Në një intervistë me “Entertainment Weekly” në vitin 2007, Jodie Foster zbuloi se nuk kishte gjetur kurrë arsye apo prova qe e bënte atë të besonte në Zot.

 

  • Kevin Bacon

Në një intervistë për “The Telegraph”, aktori ka treguar se është për fat të mirë ateist.

 

*Tibo News

 

 

You don't have permission to register