Këshilltari i DASH nga 11 dhjetori në të gjitha shtetet e rajonit, përveç Shqipërisë

Vizita e Këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të jetë e gjatë nga 11 dhjetori deri me 17 dhjetor dhe Kosova nuk do të jetë vendi i vetëm që do ta vizitojë. Vizitat do t’i nis në Kosovë, por do të vazhdojë për në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe do të përfundojë në Belgjikë.

I vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk do të vizitohet është Shqipëria, si shteti i vetëm në rajon që nuk ka probleme as fqinjësore dhe as të ndonjë natyre tjetër që përfshinë politikën e jashtme.