Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron një prokuror të ri në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ka emëruar një prokuror të ri në SPAK.

Sipas KLP-së, është emëruar si prokuror i Prokurorisë së Posaçme, Ols Dado.

Në njoftimin e publikuar thuhet se

“Kandidaturat e tjera do miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm”.

NJOFTIMI

Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo emëroi në detyrë prokurorin e 18-të, zotin Ols Dado, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK.

Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm.