
Këshillat për një udhëtim të paharrueshëm
Nëse keni planifikuar apo ëndërruar prej kohësh një udhëtim, gjërat që nuk duhet të harroni para kësaj faze, janë këshillat me gjërat që duhet të keni parasysh.
- Para nisjes, planifikoni udhëtimin
Sado joshëse të jetë ideja e një udhëtimi spontan, mundohuni ta shmangni në mënyrë që të mos humbisni kohë dhe para.
Bëni kërkime në internet se çfarë vlen të shikohet ose jo në vendin që po udhëtoni.
- Para se të niseni, kontrolloni makinën
Përpara se të niseni për një udhëtim të gjatë rrugor, sigurohuni që automjeti juaj është në gjendje të mirë.
Kontrolli bazë duhet të bëhet në shumicën e rasteve, por nëse udhëtimi juaj do të jetë më i gjatë se 5,000 km, duhet të ndërroni vajin dhe filtrin e ajrit për të qenë të sigurt.
- Planifikoni të papriturat
Nëse jeni duke menduar se gjithçka do të shkojë sipas planit, pavarësisht listës tuaj, e keni gabim.
Jepini vetes liri veprimi për vonesat që mund të shkaktojë moti apo qoftë edhe aventura spontane.
- Gjithmonë, gjithmonë ujë me vete
Pavarësisht se sa zgjat udhëtimi juaj rrugor, mbani gjithmonë disa litra ujë të pijshëm në makinë dhe plotësoni furnizimin tuaj shumë përpara, në mënyrë që të mos mbarojë.
- Zgjidhni muzikën
Muzikë, podkaste, audio libra, nuk ka rëndësi.
Ju do të bëni gjithmonë lidhjen e peizazhit të bukur që ju shpaloset para syve, me atë që vendosni të luhet në makinë.
Mos u bazoni vetëm në stacionet e radiove lokale për të ofruar kolonën e përsosur zanore.
- Zgjidhni mirë njerëzit që ju shoqërojnë
Sekreti i një udhëtimi argëtues qëndron edhe në zgjedhjen e shoqëruesve tuaj.
Zgjidhni miqtë tuaj të udhëtimit me kujdes dhe përqendrohuni te njerëzit që ndajnë interesat tuaja, shijet muzikore dhe nivelin e energjisë.