Këshillat e psikologes si të falësh veten në gabimet që bën

Nga përsëritjet e gabimeve deri tek kërkesa e faljes për një situatë të caktuar, në fakt falja e vetes pasi bën një gabim nuk është gjithmonë një punë e lehtë.

Si qenie njerëzore të gabueshme, të gjithë jemi fajtorë që herë pas here i bëjmë gjërat gabim, si në punë ashtu edhe në jetën tonë personale. A mund të mësojmë nga gabimi? A duhet të jemi më të kujdesshëm herën tjetër teksa bëjmë (në mënyrë të pashmangshme) një lëvizje të gabuar?

Psikologia britanike Divya Berry thotë se kritiku më i keq është vetë vetja jonë dhe fillimisht duhet të mësojmë të falim veten para se të na falin të tjerët.

Ajo rendit disa këshilla se si të falim veten në gabimet që bëjmë, duke e konsideruar shumë më të rendësishme sesa të të falin të tjerët:

Mos e turpëro veten

Njohja e ndryshimit midis fajit dhe turpit mund t’ju ndihmojë të kaloni gabimet tuaja më shpejt.  “Kur kritikojmë njerëzit e tjerë, ne priremi të përqendrohemi në atë që ata bënë, gjë që nxit fajin. Por kur kritikojmë veten, priremi të përqendrohemi te turpi.” Prirja jonë për të turpëruar veten për gabimet është një pengesë e madhe për faljen e vetvetes. Riformulimi i gabimit tuaj si një akt i keqvlerësuar, në vend të dëshmisë se jeni një prind, mik ose punonjës i keq, mund të ndihmojë në nxitjen e faljes. Siç thotë Stephanie, “refuzoni veprimin e gabuar, jo personin”.

Trajtojeni veten si një mik

T’u jepni shumë kohë zërave kritikë do ta bëjë më të vështirë për ju që të arrini një vend faljeje. “Të gjithë kemi një kritik të brendshëm dhe për disa është shumë i fortë. Ky mund të jetë një vend vërtet i errët, sepse kritiku i brendshëm mund t’i përkeqësojë gjërat”. Në vend që të “kënaqeni” me këto mendime kritike, psikologia Divya sugjeron ta trajtoni veten si një mik.

“Fjala e parë që më vjen në mendje kur mendoj për faljen është empatia, e cila është diçka që nuk mund të theksohet sa duhet. Ndjeshmëria na ndihmon të shprehim të njëjtën dhembshuri ndaj vetes si ne ndaj njerëzve të tjerë. Shpesh pyes klientët: çfarë do t’i thoshit një shoku nëse do të vinte tek ju me të njëjtin problem?’

Angazhohu për të bërë më mirë

Pranimi se gabimet dhe gjykimet e gabuara janë të pashmangshme mund të ndihmojë në zbutjen e ndjesive negative. “Nëse po përpiqeni të jetoni sipas standardeve të larta morale, sigurisht që nuk do të keni sukses gjatë gjithë kohës, sigurisht që do të dështoni”.

Por në vend që të fiksohemi pas gabimeve duhet të shqyrtoni se si mund të bëheni më të mirë në të ardhmen.

“Ajo që mund të bësh pasi të bësh një gabim është të pranosh këtë gabim dhe t’i premtosh vetes se do të bësh më mirë nesër. Kjo është mënyra për të falur veten – përkushtimi për t’u përpjekur të jesh më i mirë. Ndaluni një moment për të reflektuar mbi atë që keni mësuar nga gabimi juaj dhe se si mund t’i trajtoni gjërat për mirë në të ardhmen.

Hiqni dorë nga ideja e perfeksionizmit

Psikologia Divya flet për rreziqet e perfeksionizmit që mund të ndjehen me më shumë forcë nëse kemi vetëbesim të ulët. “Kur nuk je i sigurt për vetëvlerësimin tënd, pyet veten se si të shohin të tjerët. Nëse nuk ndiheni mirë me veten tuaj, mund të ndiheni sikur ka më shumë vend për gabime.”

Si rezultat, edhe gabimet më të vogla, qpftë një mesazh ËhatsApp i shkruar jo në mënyrën e duhur, mund të duket si një gabim katastrofik. “Njerëzit me vetëbesim të lartë mund t’i marrin gjërat më lehtë, ata nuk i marrin gjërat aq seriozisht dhe janë më të qetë,” thotë Divya. Lehtësimi i kontrollit të perfeksionizmit dhe mësimi nga gabimet në mënyrë më pak serioze mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni.

*Artikulli i Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.