Këshilla si të përgatisni fëmijën për ndryshimin e orës

Të dielën e 27 marsit në orën 2 të mëngjesit, ndryshon ora në Shqipëri. Ditët bëhen më të gjata, me më shumë dritë dielli. Por kjo do të thotë se do duhet të zgjohemi një orë më herët.  Në fakt për një orë dritë shtesë, ndryshimi i orës mund të shkaktojë probleme me orarin e gjumit, kryesisht të fëmijëve dhe kuptohet që prindërit janë disi më të shqetësuar për këtë.

Lajmi i mirë është se ka disa gjëra që prindërit mund të bëjnë për ta lehtësuar këtë tranzicion tek fëmijët e tyre.

Ja çfarë duhet të bëni:

Ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet bëhen më të lehta, zgjimet dhe orët e gjumit mund të jenë më të ndërlikuara pasi fëmijët e vegjël nuk e kanë konceptin e kohës. Kjo do të thotë se ata mund të zgjohen me ‘zogjtë’ dhe më pas të refuzojnë të flenë në mbrëmje. Perdet e holla pranverore në këtë rast dhe mbajtja ngritur e grilave mund të ndihmojnë që fëmija juaj të mos mendojë se ora 4 e mëngjesit është një kohë e mirë për t’u ngritur dhe do ta ndihmojë atë të shkojë për të fjetur në kohën e duhur në mbrëmje.

Një rutinë e mirë para gjumit

Rutina një orë para gjumit i ndihmon fëmijët të përgatiten për gjumë duke u çlodhur dhe duke u qetësuar. Fëmijët që kanë një rutinë të mirë dhe të qëndrueshme para gjumit  shpesh preken më pak nga ndryshimet e orës dhe kanë më shumë gjasa të marrin më pak kohë për të fjetur dhe gjithashtu flenë më gjatë. Mendoni të përfshini në rutinë: dush, qumësht, përqafime dhe më pas tregime.

Reduktoni kohën para ekranit

Me programet për fëmijë që janë në 24/7 këto ditë dhe më shumë fëmijë që përdorin pajisje celulare dhe tableta, nuk është e pazakontë që të lidhen pas ekranit edhe kur e dinë që duhet të flenë gjumë. Sidoqoftë, nuk duhet të lejoni fëmijën të shohë në ekran një orë para gjumit.

Rregulloni gradualisht orarin e tyre të gjumit

Çdo javë mundohuni të ndryshoni orarin e fjetjes së fëmijës tuaj, me disa minuta më herët deri kur të arrini orarin e përshtatshëm për çdo mbrëmje. Kjo mënyrë e fshehtë është një opsion i shkëlqyer, sidomos nëse fëmija juaj është mbi 5 vjeç. Kjo e ndihmon atë edhe të përvetësojë aftësitë.

Jo të gjithë fëmijët ndikohen nga ndryshimi –ndoshta vetëm një ose dy netë, kështu që ju mund të zgjidhni të mos bëni asgjë dhe ta vendosni fëmijën tuaj në shtrat në kohën e zakonshme. Për fëmijët që janë pak më të rritur dhe fëmijët tashmë në një rutinë të mirë gjumi, ky opsion funksionon mirë.

Ndani kohën (një orëshin) në dy netë: 

Kjo është një qasje me dy hapa, duke e ndarë kohën në vetëm dy netë. Për ta bërë këtë, thjesht e vendosni të voglin tuaj në shtrat 30 minuta më herët të shtunën në mbrëmje. Pastaj të dielën – ditën kur ora ka ndryshuar, ju ktheheni në orarin tuaj të zakonshëm të gjumit, që do të thotë se fëmija juaj ka humbur vetëm 30 minuta dhe jo një orë.

Ditët me aktivitet fizik gjithashtu ndihmojnë fëmijët të flenë mirë.

Në ditën e ndryshimit të orës, një shëtitje e gjatë ose xhiro me biçikletë do t’i ndihmojë ata që të shkojnë në shtrat më herët. Por kini kujdes që të mos e teproni me aktivitetin fizik, pasi fëmijët e lodhur, sado e çuditshme të duket, në fakt e kanë më të vështirë për të fjetur.

Mos u shqetësoni edhe pse nëse duhen disa ditë që të gjithë të përshtaten plotësisht, së shpejti të gjithë do ktheheni në rutinën e zakonshme.