Këshilla si ta doni më shumë jetën që bëni

Bëj atë që të sjell ty lumturi

Kjo është jeta jote dhe vjen vetëm 1 herë, ndaj argëtohu, dhe shijoje në maksimum. Duke bërë gjërat që ju sjellin lumturi, merrni emocione pozitive dhe kjo do t’ju bëjnë të ndiheni shumë mirë.

Jeto të tashmen

Nëse jeton në të tashmen, je duke jetuar me jetën që po bën tani, jo duke rrëmuar në të kaluarën apo duke u stresuar për planet e së ardhmes. Të jetosh ‘tani’ është e vetmja mënyrë për të pasur kontroll mbi situatat.

Mos jeto për t’i bërë qejfin të tjerëve

Kur jeni e zënë duke kënaqur të tjerët, në fakt nuk jeni duke e bërë këtë me veten tuaj. Sa më pak të përqëndroheni te mendimet e të tjerëve, më shumë kohë do të keni të përqëndroheni në gjërat që janë vërtetë të rëndësishme për ju.

Çmoni njerëzit që doni

Jini prindi, partneri, miku, djali apo vajza më e mirë që mund të jeni. Nëse zgjidhni të çmoni njerëzit që doni përmes fjalëve dhe veprat, do të surprizoheni vërtetë nga ndjesia e lumturisë që do të ndjeni.

Pranoni arritjet tuaja

T’i jepni vetes një vlerësim për një punë të bërë mirë ju jep ju një ndjenjë suksesi, duke i dhënë kështu vetes kurajo për të ecur përpara dhe për të qenë më të suksesshëm.