Këshilla për parandalimin e alergjive të pranverës

Shqiptarët festojnë Ditën e Verës, e duket se kemi hyrë zyrtarisht në pranverë, në ditën me diell dhe temperatura mbi 20 gradë. Por me stinën e pranverës, ndodhin edhe disa ndryshime, siç janë alergjitë.

Pranvera konsiderohet stina më e bukur, me pemë dhe lule në kulmin e lulëzimit, por për shkak të poleneve, shumë përjetojnë alergji, apo teshtima të njëpasnjëshme. Janë pikërisht gjethet dhe lulet që i lëshojnë të ashtuquajturat: puhiza.

Ekspertët japin disa këshilla se si të shmangni alergjitë e pranverës, që njihen edhe si riniti alergjik.

-Filloni të merrni medikamente kundër alergjive më herët

Një nga hapat më të rëndësishëm që mund të ndërmerrni nëse e dini se jeni alergjik ndaj polenit, është të filloni të merrni një antihistamine pa recetë ose të përdorni një spray nazal përpara se të shfaqen simptomat. Kjo për shkak se alergjitë janë më të lehta për t’u parandaluar sesa për t’u trajtuar.

-Zhvendoseni stërvitjen tuaj në ambientet e brendshme.

Po, moti i kombinuar me ditët më të gjata ju bën të dëshironi të dilni jashtë, por për ata që vuajnë nga alergjia mund të mos ia vlejë. Në vend të një vrapimi në mëngjes, bëni yoga. Nëse vërtet nuk dëshironi të hiqni dorë nga vrapimi i përditshëm, prisni deri pasdite ose në mbrëmje kur sasia e polenit të jetë më e ulët.

-Mbyllni dritaret dhe përdorni filtër ajri

Mbajtja e dritareve të mbyllura do të parandalojë polenin dhe alergjenët e tjerë të jashtëm që të hyjnë në shtëpinë tuaj. Nëse jeni shumë të ndjeshëm, përdorni një filtër ajri me grimca me efikasitet të lartë në shtëpinë tuaj për ta mbajtur ajrin larg alergjenëve.

-Mbani shtëpinë tuaj të pastër

Polenit i pëlqen të ngjitet në pëlhurë dhe qilima, kështu që është thelbësore që të pastroni, si përshembull me fshesë korrenti për të mbajtur në minimum polenin dhe alergjenët e tjerë.

-Dush gjatë natës

Në ditët kur keni qenë jashtë, është një ide e zgjuar të bëni dush dhe të lani flokët me shampo gjatë natës për të larguar çdo polen në trup. Sigurohuni që të lani mirë edhe rrobat tuaja.

Nëse ndiqni këshillat, do të jeni më të sigurt në stinën më të bukur të vitit. Por nëse keni probleme serioze me alergjinë, konsultohuni me mjekun për të marrë trajtimet më të përshtatshme me rastin tuaj.

*Tibo News