
Këshilla nga ekspertët për shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës
Në pastrojmë dhëmbët në mëngjes dhe në mbrëmje dhe të shumtë janë ata që përdorin edhe të ashtuquajturat fije dentare.
Por me gjithë të ngrënit dhe pirjen, nuk është për t’u habitur që dhëmbët mund të preken nga mikrobet.
Sidomos ato me tela në dhëmbë, duhet të jenë akoma më të kujdesshëm për higjienën dhe kujdesin oral.
Nënkryetari i Shoqatës Britanike të Stomatologjisë Kozmetike, Sam Jethwa thotë se goja dhe dhëmbët janë shtëpia e shumë baktereve.
“Sigurisht që nuk mund t’i shihni, por goja dhe dhëmbët janë shtëpia e mijëra mikrobeve, duke përfshirë ‘kërpudhat’ dhe bakteret në atë që njihet si mikrobioma e gojës. Ndërsa shumica e këtyre baktereve të vogla të gojës janë në të vërtetë të dobishme për shëndetin tonë oral, të tjerët fatkeqësisht mund të çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Me praktika të mira të kujdesit oral dhe një diete të shëndetshme, ne sigurisht që mund të menaxhojmë nivelet e baktereve në gojë për të siguruar një buzëqeshje të shëndetshme.”
Jethwa thotë se trajtimi për drejtimin e dhëmbëve tek të rriturit, duke përfshirë telat, kanë qenë në rritje vitet e fundit, dhe kjo mund të nënkuptojë gjithashtu futjen e më shumë baktereve në gojë.
“Ndërsa protezat mund të ndihmojnë që dhëmbët të mbahen më të pastër për një kohë të gjatë, struktura e tyre bën të mundur që bakteret e dëmshme të lulëzojnë në zona të vështira për t’u arritur.Prandaj është jetike që pacientët t’i kushtojnë vëmendje të mirë dhëmbëve të tyre me kujdesin e duhur dentar ndërsa mbajnë tela. Dhe, kur puthim dikë, futim baktere të ndryshme në gojë edhe pse kjo ka më pak gjasa të ketë ndikim në dhëmbët tuaj. Me puthjen ne transferojmë pështymën e cila natyrisht mund të bartë baktere të ndryshme. Në vend të çështjeve të drejtpërdrejta dentare, ju keni më shumë gjasa të kapni një virus nga ky kontakt”.
Pra, cila është praktika më e mirë e higjienës orale?
Jethëa thekson: “Lënia e dhëmbëve dy herë në ditë heq shtresën dhe mbeturinat që mund të mbeten në gojë, duke shkaktuar prishjen e dhëmbëve që gjithashtu krijon erëra të këqija. Furçat elektrike të dhëmbëve janë vërtetuar klinikisht se largojnë më shumë baktere, por këshillohet që të ndërroni kokën e furçës së dhëmbëve tuaj çdo tre ose katër muaj”.
Dhe, ashtu siç ju thotë dentisti juaj sa herë që bëni një vizitë, ju duhet të përdorni fijet dentare. Përdorimi i fijeve dentare është një aspekt tjetër i higjienës së dhëmbëve që të gjithë e dinë se duhet ta bëjnë, por shumë harrojnë ose besojnë se nuk kanë kohë.
Përdorimi i fillit dentar është shumë i rëndësishëm pasi heq shtresat dhe mbeturinat që mund të mbeten në gojë dhe të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe zhvillimin e baktereve. Gërvishtja e gjuhës gjithashtu është një pjesë e rëndësishme e kujdesit oral; krueset e gjuhës janë krijuar posaçërisht për të hequr bakteret nga gjuha.’
Ekspertët rekomandojnë se duhet të kryeni vizita tek dentisti të paktën dy herë në vit.
*Tibo News