AlbanianEnglish

“Kërpudhat Magjike” mund të lehtësojnë depresionin e rëndë

Kërpudhat e egra ose të njohura ndryshe si kërpudhat magjike përmbajnë një përbërës të quajtur psilocybin që mund të ndihmojë në trajtimin e depresioni të rëndë shoqëruar me psikoterapi .

Ky studim i ri klinik tregoi se pacientët të cilët ishin në depresion dhe morën dozën më të lartë prej  25 miligramëshe të psilocybin patën përmirësime të rëndësishme në shëndetin e tyre mendor.

Dy dozat e tjera të ofruara ishin 10 mg dhe 1mg .

Pas marrjes së kësaj doze pacientët patën seanca ku dëgjuan muzikë  me sytë mbyllur dhe folën me psikoterapistët e tyre.

Studimi i publikuar nga “New England Journal of Medicine” thekson se numri i personave të cilët morën pjesë në këtë studim ishte relativisht i vogël. 

Megjithatë rezultatet mund të jenë një shenjë inkurajuese për 16 milionë amerikan që vlerësohen çdo vit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve si të diagnostifikuar me depresion. Pritet që së shpejti të kërkohet miratimi edhe nga Administrata  Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave për përdorimin e substancës nga kërpudhat në kurimin që i’u jepet personave që vujnë nga format e rënda të depresionit.

Studiuesit treguan se përmirësimi i shëndetit mendor tek personat që morën dozën më të lartë ishte i ndjeshëm. 

Brenda një periudhe tri javore një e treta e individëve që morën dozën më të lartë dëshmuan se nuk ishin më të kualifikuar për një diagnozë kinike të depresionit pasi gjendja e tyre ishte përmirësuar ndjeshëm. 

*TiboNews

You don't have permission to register