Kërkoi seks në këmbim të drejtësisë, shkarkohet gjyqtari Guximtar Boçi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Guximtar Boçi. I pezulluar prej vitit 2016 pas publikimit të një audio-skandali, u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për audio-regjistrimin dhe për një apartament në Tiranë në pronësi të bashkëshortes, pasuri për të cilën ajo deklaron se zotëron ½-ën të trashëguar nga babai i saj i  ndjerë.

Në vitin 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD e shkarkoi Boçin nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe e pezulloi atë si gjyqtar, pas publikimit të një audioje në një emision investigativ ku ai akuzohej se kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor.