Kërkoi heqjen e masës së arrestit, shtyhet seanca për Berishën

Më 8 Mars është caktuar seanca e radhës (e shtyrë), lidhur me kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha i cili ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata konstatoi që në fletëthirrje nuk është vendosur që Sali Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama.

“Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën. Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor. Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje”.