Kërkohet çregjistrimi i Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në datën 30 Prill shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupimi i Gazment Bardhit për çregjistrimin e Bashës si kryetar të Partisë Demokratike.

Përfaqësuesit ligjorë të grupimit Berisha-Bardhi ritheksuan vullnetin e Këshillit Kombëtar të 27 Korrikut që autorizoi një grup deputetësh t’i drejtoheshin kësaj gjykate, duke mos e njohur si kryetar Lulzim Bashën.

Kjo kërkesë është e paligjshme për përfaqësuesin ligjor te Lulzim Bashës, ndonëse gjykata pritet të shprehet në seancën e 30 Prillit edhe për legjitimitetin ose jo të tij.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në 27 Korrik të vitit të kaluar autorizoi deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr Lulzim Basha nga regjistri i partive politike.