
Kërkesë për heqjen e lajmit të pavërtetë dhe përgënjeshtrimin e tij
Në vijim të publikimit në kanalin televiziv “Top News”, në Internet dhe në platformat e tjera të lidhura me kompaninë “Top Media” të lajmit të pavërtetë se Shoqëria TIBO është nën hetim nga prokuroria për mashtrim dhe se është vendosur sekuestro preventive, kërkojmë heqjen e menjëhershme të tij dhe përgënjeshtrimin e këtij lajmi.
Lajmi është i pavërtetë dhe keqdashës. Shpresojmë që të përgënjeshtrohet menjëherë nga televizioni dhe platformat tuaja për të mos krijuar dëme të mëtejshme ndaj kompanisë sonë.
Departamenti ligjor pranë kompanisë sonë do fillojë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për vendosjen në vend të dëmit të krijuar ndaj kompanisë sonë në mënyrë të padrejtë dhe me keqdashje.
Shpresojmë shumë në mos vijimin e mëtejshëm nga ana juaj me lajme të pavërteta ndaj kompanisë sonë, që kanë si qëllim konkurrencën e pandershme në tregun ku kompanitë tona operojnë.