Keni tension të lartë? Ja 4 pijet që duhet të shmangni

Presioni i lartë i gjakut konsiderohet si një “vrasës i heshtur” pasi nuk shkakton asnjë problem shëndetësor në fillim. Shumë njerëz kanë probleme me presionin e lartë të gjakut, siç njihet edhe ndryshe si hipertension.

Nëse keni problem me presionin e lartë të gjakut, sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje dietës tuaj, por është gjithashtu e rëndësishme se cilat pije konsumoni. Ja pijet që duhet t’i shmangni patjetër.

Kafe

E para në listë është kafeja pasi mund të ketë një ndikim negativ në shëndet dhe hipertension. Në përgjithësi, pijet me kafeinë përfshijnë çaj, kafe dhe pije energjike.

Alkooli

Njerëzit që kanë presion të lartë të gjakut duhet gjithashtu të shmangin alkoolin. Klinika Mayo liston më shumë se tre pije alkoolike që mund të rrisin presionin e gjakut. Sipas hulumtimeve, konsumimi i shtatë apo trembëdhjetë pijeve alkoolike në javë lidhet me rritjen e presionit të gjakut.

Pije energjike

Pijet energjike në përgjithësi mund të kenë një efekt të keq në shëndet, por edhe të rrisin shanset për të zhvilluar hipertension.

Pije të ëmbla, të gazuara

Nutricionistët thonë se pijet e ëmbla, d.m.th., të gazuara janë plot me sheqer shtesë, kështu që ato kanë një efekt shumë negativ në presionin e gjakut.