
Keni dëgjuar për diamantet diellore? Pse kushtojnë më pak se ato në laborator
Sigurisht që fejesa është një moment tepër i rëndësishëm dhe emocionues për jetën tonë. Disa e bëjnë akoma më prekëse dhe të ndjerë duke u ulur në gjunjë me unazën që fshihet në kutinë-surprizë teksa bëjnë propozimin e famshëm.
Dhe fill pas këtij momenti lindin pyetjet për nusen e ardhshme? Është me gurë diamanti? Sa ka kushtuar? Ku është marrë?
Për vajzat që do e mbajnë në gisht ka shumë rëndësi që unaza të përputhet me gustot, me finesën dhe me unazën që kanë ëndërruar gjithmonë.
Në fakt diamantet prej kohësh janë etiketuar si gurët e lumturisë në jetën e njerëzve. Megjithatë, vitet e fundit, industria e bizhuterive është revolucionarizuar me prezantimin dhe shitjen e diamanteve në laborator. A kanë dhe këto të fundit vlerë? Sigurisht që po, madje disa prej tyre kanë edhe çmime marramendëse.
Edhe njerëzit tashmë kanë më tepër mundësi për të zgjedhur, e kjo duket se i ka bërë edhe më të zgjuar.
Trendet ndryshojnë dhe marka ndër më luksozet në botë, Fenton na tregon se diamanti diellor, ose siç njihet ndryshe Solar Diamant është trendi më i fundit në unazat e fejesave, martesave apo zgjedhja për një rast tepër special. Jo vetëm nga forma, por siç tregon Fenton, diamanti është krijuar duke përdorur rrezet e diellit.
“Shumë klientë kureshtarë vijnë për të parë Diamantet tona Diellore duke pritur të vërejnë dallimet midis tyre dhe diamanteve të minuara. Më thuhet vazhdimisht kur i shohin personalisht se në fund të fundit nuk mund t’i dallojnë dot!’
Ja gjithçka që duhet të dini për Diamantet Diellore dhe pse ato duhet të jenë pjesë e listës tuaj, ne momentet kur ju duhet të blini një unazë me diamant për një rast special.
Diamantet diellore rriten duke përdorur energjinë e diellit. Ato janë plotësisht miqësore me mjedisin, të rinovueshme dhe të qëndrueshme, ndryshe nga diamantet e tjera të rritura në laborator.
Sipas Fenton, vetëm rreth pesë për qind e diamantëve të rritur në laborator përdorin energji të pastër dhe të rinovueshme, të tjerët ende përdorin lëndë djegëse fosile, gjë që e bën të pamundur të justifikosh nëse po kërkon të investosh në një xhevahir të ndërgjegjshëm për mjedisin.
Duke qenë se Fenton prodhon vetëm diamante që rriten duke përdorur energjinë diellore, ata janë një nga bizhuteritë e para dhe të vetme sot që mund të ofrojnë një alternativë krejtësisht të qëndrueshme dhe të përgjegjshme ndaj diamanteve të minuara.
Mund ta dalloni? Dhe nëse nuk është një diamant i minuar, a mund të quhet akoma një diamant?
Po, Diamantet Solare janë diamante të vërtetë, kimikisht identikë me të njëjtën përbërje, fortësi, shkëlqim dhe ndriçim, dhe janë diamante të njohur zyrtarisht nga Instituti Gemologjik i Amerikës.
Me çdo diamant që krijohet, ato maten me të njëjtat katër C – prerje, qartësi, karat dhe ngjyrë.
Çdo Diamant Diellor inspektohet nga një anëtar i ekipit të Fenton për të siguruar që standardet e tyre të cilësisë së lartë të jenë përmbushur.
Dhe pyetja më e rëndësishme, sa kushton një unazë me diamant solar/diellor?
Nëse krahasoni një diamant me një karat, një diamant diellor kushton duke filluar nga 2,500 paund, ndërsa një diamant i minuar do të kushtonte duke filluar nga 5,500 paund në tregun e sotëm.
Unazën me diamantine diellor, sigurisht që mund ta personalizoni dhe çmimi automatikisht do të ndryshojhë disi.
Zgjedhja për një Diamant Solar nuk është vetëm një zgjedhje më miqësore me mjedisin, por një zgjedhje më transparente nga ana etike.
Industria e bizhuterive ka një të kaluar të gjatë dhe të turbullt që lidhet me shfrytëzimin dhe është e vështirë të zbulosh origjinën e vërtetë të diamanteve të minuara, sepse ato ndryshojnë shumë herë para se të mbërrijnë në destinacion, në këtë rast, në shtetin ku do të shitet.
*Tibo News