
Këngëtarja turke Gulsen arrestohet “për një shaka”
Ylli i estradës turke Gulsen është arrestuar për një shaka që bëri në skenë katër muaj më parë në lidhje me shkollat fetare Imam Hatip.
Ajo përballet me akuzën e “nxitjes së urrejtjes”.
“Një shaka që ndava me kolegët e mi me të cilët kam punuar për shumë vite, u shfaq dhe u publikua nga ata që synojnë të polarizojnë shoqërinë,” tha Gulsen Bayraktar Colakoglu.
“Më vjen keq që fjalët e mia u dhanë material njerëzve keqdashës që synojnë të polarizojnë vendin tonë”.
Këngëtarja njihet për mbështetjen e të drejtave LGBTQ.
Shakaja që çoi në arrestimin e saj u bë në skenë gjatë një koncerti në Stamboll në prill. Ajo bëri shaka se “perversiteti” i një prej muzikantëve të saj erdhi nga ndjekja e shkollës fetare.
Gulsen u arrestua në shtëpi dhe u dërgua në gjykatë dhe deklaratat e saj janë duke u hetuar. Ajo kërkoi falje përmes rrjeteve sociale para se të arrestohej.
Klipi i saj në skenë u bë viral dhe thuhet se zemëroi anëtarët e lartë të partisë politike AKP me rrënjë islamike të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
“Të vësh në shënjestër një pjesë të shoqërisë me akuzat për ‘perversion’ dhe përpjekja për të ndarë Turqinë është një krim urrejtjeje dhe turpi i njerëzimit,” tha zëdhënësi i AKP-së Omer Çelik.
Agjencia shtetërore Anadolu raportoi se gjatë marrjes në pyetje në gjykatë, Gulsen hodhi poshtë akuzat se ajo nxiste urrejtje dhe tha se kishte respekt të pafund për vlerat dhe ndjeshmëritë e Turqisë.
Kreu i partisë politike opozitare Kemal Kilicdaroglu tha se Gulsen duhet të lirohet, duke postuar në Twitter: “Erërat e paqes kanë fryrë për një kohë të gjatë mes të rinjve me stile të ndryshme jetese. Qëllimi është të marrim një shaka që e ka tejkaluar qëllimin e saj dhe të vendosim të rinjtë tanë kundër njëri-tjetrit.”
*TiboNews