
Kendall Jenner dhe Devin Booker rikthehen bashkë
Pavarësisht një pushimi të shkurtër, supermodelja dhe ylli i NBA janë përsëri bashkë.
Pas kohës së kaluar të një “krizë të ashpër”, supermodelja dhe lojtari i Phoenix Suns po kalojnë sërish kohë së bashku.
“Ajo dhe Devin janë rikthyer zyrtarisht bashkë. Ata i zgjidhën çështjet e tyre dhe vendosën se duan të ecin përpara dhe të jenë së bashku,” thotë një burim i afërt me Kendall.
“Ata vazhduan dhe po shkojnë vërtet mirë. Ata kanë kaluar shumë kohë bashkë kohët e fundit dhe Devin ishte shoqëruesi i saj në dasmën e shoqes së saj Lauren gjatë fundjavës në Napa,” shton burimi i brendshëm.
Madje, ylli i Kardashians la të kuptohet ribashkimi në Instagram Story më 17 korrik, duke postuar një foto me atletin mes festimeve të dasmës.
Dalja në fundjavë e dyshes vjen vetëm disa javë pasi ata u panë së bashku në një festë të katër korrikut në Hamptons.