Kendall dhe Bad Bunny janë rikthyer bashkë?!

Kendall Jenner dhe Bad Bunny mund të jenë rikthyer sërish bashkë, pasi kaluan mbrëmjen e Vitit të Ri me disa nga miqtë e tyre, përfshirë edhe Justin dhe Hailey Bieber.

Burime pranë TMZ thanë se modelja 28-vjeçare dhe reperi nga Puerto Rico, 29 vjeç, iu bashkuan grupit të miqve të tyre në Barbados. Madje, në një video të publikuar nga miqtë e Jenner, ku shfaqen fishekzjarret e Vitit të Ri, dëgjohet zëri i Bad Bunny-t, i cili thotë në spanjisht “Feliz Año Nuevo”, (“Gëzuar Vitin e Ri”).

Gjithsesi, disa nga burimet thonë se ata janë bashkë, të tjerë pretendojnë se mes tyre nuk po ndodh asgjë romantike, thjesht kanë miq të përbashkët.

Kendall dhe Bad Bunny i dhanë fund lidhjes pas më pak se një viti që dilnin bashkë. Një burim i brendshëm u shpreh për Entertainment Tonight se të dy “janë marrë me gjërat e tyre kohët e fundit.”

“Ata të dy e dinin se nuk ishte një lloj marrëdhënieje e përhershme dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi,” shtoi burimi. “Ata kanë orare të ngarkuara dhe e dinë se janë ende të rinj dhe kanë shumë më tepër për të përjetuar individualisht”, tha personi anonim.