
Kellan Lutz baba për herë të dytë
Aktori i njohur dhe dashur amerikan, Kellan Lutz, është bërë baba për herë të dytë. Ky lajm u konfirmua nga bashkëshortja e aktorit me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke postuar një fotografi tejet emocionuese. Të dy ata mikpritën një djalë, të cilin e quajtën Kasen.
Në mbishkrimin e fotografisë së postuar në Instagram shkruhej:
“Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe lutjet. Shumë e bekuar dhe nuk mund të besoj që Zoti na ka dhënë një tjetër dhuratë të çmueshme.”
Dyshja tanimë kanë dy fëmijë, Ashtyn është vajza e tyre e parë, e cila është shtuar me një vëlla. Kellan mori hovin e dashurisë së publikut me rolin e tij në filmin “Twilight”.