
Keanu Reeves dhuron 70% të fitimeve nga The Matrix për kërkime mbi kancerin
Aktori Keanu Reeves ka dhuruar një pjesë të madhe të fitimeve nga filmi i 1999-ës Matrix për kërkime mbi kancerin.
Mediat rozë tregojnë se aktori 57 vjeçar ka dhuruar 70 % të fitimeve nga roli në film, të cilat do të ndihmojnë në kërkimet për kurën e leukemisë.
Besohet se ai të ketë fituar rreth 45 milionë dollarë në total nga filmi Matrix, 10 milionë paraprakisht dhe 35 milionë nga suksesi i mëvonshëm i filmit.
Keanu Reeves ka një histori të lidhur me kancerin, pasi motra e tij më e vogël Kim ka luftuar me sëmundjen prej vitesh, pasi u diagnostikua në vitin 1991.
Donacionet e aktorit mbi kërkimet për sëmundjen kanë vijuar edhe pasi motra e tij u shërua. Keanu Reeves ka ngritur vetë një fondacion jofitimprurës.
Së fundmi aktori luajti në The Matrix Resurrections, filmi i katërt pas The Matrix Revolutions të vitit 2003.
Projektet e tij të suksesshme dhe bashkëpunimet me Netflix vijojnë.
Ai do të ketë një bashkëpunim me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, në një serial me titull ‘The Devil In The White City’, ku tregohet historia e Daniel Burnham, një arkitekt dhe Henry Holmes një mjek i kthyer në vrasës serial.
Keanu Reeves njihet për rolet kryesore në filmat si Knock Knock, Speed, John Wick, Destination Weeding, Sweet November, The Replacements, THE Devil’s Advocate, Point Break etj.