
KE ndan 100 mln euro për të mbështetur refugjatët ukrainas
Komisioni Evropian ka ndarë 100 milionë euro të tjera për shtatë shtete anëtare që kanë pritur një numër të madh refugjatësh ukrainas. Vihet re se kësti i parë prej 248 milionë euro si ndihmë emergjente u nda në maj për pesë shtete anëtare të vijës së parë: Polonia, Rumania, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.
Kësti i dytë i ndihmës emergjente nga fondet e punëve të brendshme do të mbështesë Poloninë, Sllovakinë, Republikën Çeke, Bullgarinë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.