Katër shenjat më flirtuese të Zodiakut

Ka disa njerëz që janë më flirtues se të tjerët. Për mirë apo për keq, duket se shenja e horoskopit ndikon në këtë ‘aftësi’ të tyre. Në veçanti janë katër shenja që e kanë më të lehtë të flirtojnë dhe kjo mund të dallohet tek shikimet, fjalët apo veprimet.

Ndodhet edhe shenja jote në listë? Lexo si më poshtë:

Binjakët

Binjakët drejtohen nga Planeti i Mërkurit. Ata dinë të jenë të dëgjueshëm, dhe janë të zotët në flirtim sepse e dinë saktësisht se si duhet të veprojnë dhe se çfarë të  thonë për të joshur të tjerët. Edhe nëse ndodhen në një ambient me shumë njerëz, ata janë të gatshëm të bëjnë diçka për të tërhequr vëmendjen.

Akrepi

Akrepët janë misteriozë, drejtohen nga Marsi dhe janë tepër të zotët në flirtim. Kjo pasi nuk ngatërrohen dhe nuk merren me njerëz apo biseda pa rëndësi. Ata shfaqin interes dhe bëjnë direkt disa pyetje që nxisin mendimet e personit apo personave përballë. Flirtimin me sy e kanë artin e tyre, mënyra se si shohin dhe bisedat që vijnë më pas i bëjnë ata të parezistueshëm. Për akrepin flirtimi është edhe argëtim.

Luani

Luani drejtohet nga Dielli i shndritshëm. Është flirtues sepse nuk kërkon që të gjithë të kenë sytë tek ai por duke qenë i vetëdijshëm se prezenca dallohet, i pëlqen të luajë dhe të flirtojë , me qëndrimin, veshjen, stilin dhe shikimin. Nuk lodhet shumë sepse vetë njerëzit tërhiqen dhe shkojnë tek ai.

Shigjetari

Shigjetari është shenja më flirtuese e Zodiakut. Është shenjë që drejtohet nga Jupiteri, planeti që sundon fatin. Flirtimi i Shigjetarit është i fortë pasi mund të tërheqe këdo. Nuk qe ka frikën që të  flasë me të panjohurit, sepse është i sigurit se do i bëjë për vete. Konsiderohen më aventurierët në Zodiak.