
Katër qytetet me numrin më të lartë të vrasjeve në vend
Shkodra, Lezha, Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të vrasjeve krahasuar me qytetet e tjera.
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dorëzoi së fundmi në Kuvend, raportin për nivelin e kriminalitetit në Shqipëri.
Prokuroria e Përgjithshme thekson se gjatë vitit 2022 ka patur rritje të denoncimeve dhe procedimeve të regjistruara për gjobëvënie dhe heqje të paligjshme të lirisë, në 116 raste.
Ndërsa ka patur 41 raste të pengmarrjes.
*Tibo News